Databaza e Aseteve Kriminale

Databazë e dokumenteve të prokurorisë dhe gjykatës për sekuestrimin, konfiskimin ose lirimin e aseteve të paligjshme në Shqipëri.

SQ EN
Përditësimi i fundit më 21.09.2022 17:22

Manuali i përdorimit


Si mund ta përdorim këtë databazë?

Databaza e Aseteve Kriminale përmban të dhëna nga më shumë se 435 çështje penale, nga 22 rrethe gjyqësore dhe 34 institucione prokurori dhe gjykata në Shqipëri, që datojnë nga viti 2010 deri në vitin 2022.

1. Përzgjedhja e drejtpërdrejtë e një dokumenti

Mund të zgjidhni drejtpërdrejt një dokument duke klikuar në tabelat e Dokumentet më të Fundit në faqen kryesore. Seksioni i Dokumenteve më të Fundit në faqjen kryesore është i ndarë në dy kategori - Dokumentet e fundit dhe Vendimet e fundit të gjyqësore.

Dokumentet e fundit dhe Vendimet e fundit të gjyqësore

Dokumentet mund të zgjidhen drejtpërdrejt edhe përmes seksionit Përmbajtja Kryesore. Seksioni "Përmbajtja Kryesore" është i ndarë në tre tabela: Dokumentet kryesore, Institucionet kryesore dhe Rrethet e gjyqësore kryesore.

Dokumentet kryesore, Institucionet kryesore dhe Rrethet e gjyqësore kryesore

2. Kartela e dokumentit

Kur zgjidhet një dokument, databaza do ta ridrejtojë lexuesin në kartelën e dokumentit. Në kartelën e dokumenti renditet kategoria e dokumentit, rrethi gjyqësor, institucioni, data, institucioni paditës, i padituri, lloji i kërkesës dhe vendimi gjyqësor. Skanimi ‘pdf’ i dokumentit mund të shkarkohet përmes butonit të përkatës. Kartela e dokumentit gjithashtu liston asetet e sekuestruara/konfiskuara nëpërmjet vendimit të gjykatës ose të listuara në kërkesën e prokurorisë.

Asetet e sekuestruara/konfiskuara

3. Menuja e kërkimit

Menuja qendrore ndodhet nën kokën e faqes kryesore të databazës. Kjo menu ju lejon ta filtroni informacionin nga databaza sipas katër kritereve kryesore, sipas të cilave janë katalogizuar të dhënat:

Menuja qendrore
  1. Dokumente
    • Kategoria
    • Lloji
    • Kërkesa
    • Vendimi i Gjykatës
  2. Viti
  3. Rrethet gjyqësore
  4. Institucionet